Rinas, “Benz-at” përplasen kokë më kokë, raportohen të plagosur

Rinas, “Benz-at” përplasen kokë më kokë, raportohen të plagosur

97
0
Shares

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.
Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.
Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY