VIDEO/ Pamjet e arrestimit të atentatorëve të “Komunës së Parisit”, njëri po...

VIDEO/ Pamjet e arrestimit të atentatorëve të “Komunës së Parisit”, njëri po flinte në hotelin ku fshihej

204
0
Shares

Tre ditë pas luftës me armë që ndodhi te “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur 24-vjeçari Mariglen (Lorenc Hoxha), Policia ka zhvilluar një operacion madhor për kapjen e autorëve.
Kështu, sipas njoftimit të Policisë, janë identifikuar dhe arrestuar katër atentatorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga pamjet filmike, nje prej tyre eshte arrestuar ne gjume, teksa flinte ne nje hotel ku fshihej.
Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht :
– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMË X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Mjeti tip “BMË X5″.
– 3 aparate celularë.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale ” Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale ” Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit.


 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY