VIDEO/ Del në shitje koleksioni i rrallë i diamanteve, ja çmimi fillestar...

VIDEO/ Del në shitje koleksioni i rrallë i diamanteve, ja çmimi fillestar i ankandit

186
0
Shares

Kompania që krijon gurë të çmuar, Alrosa ka sjellë një koleksion të ri prej 5 diamantesh, të cilët do të jenë të pastër dhe të mëdhenj, si kurrë më parë.
Secili prej tyre do të mbajë gur rreth 51.38 karat dhe do të quhet “Koleksioni i Dinastisë”.
“Ky koleksion është vërtetë i veçantë. Të 5 diamantet janë marrë nga një i vetëm që është zbuluar në Yakutia para 2 vitesh. U desh 1 vit e gjysmë për ta krijuar por rezultati ishte i vlefshëm pasi kemi fituar diamante të mahnitshme dhe cilësore”, tha presidenti i kompanisë, Sergej Ivanov për RT.
Sipas tij, çmimet do variojnë nga 10 milionë dollarë, ndërsa shitja do fillojë nga nëntori i këtij viti.
Mendohet që secili prej tyre do të shitet në një ankand që do bëhet nëpërmjet internetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY