Lufta kundër zjarreve, vijon angazhimi i Forcave të Armatosura

Lufta kundër zjarreve, vijon angazhimi i Forcave të Armatosura

64
0
Shares

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë pa ndërprerje luftën kundër zjarreve në të gjitha qarqet e vendit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 360 efektivë të ushtrisë, 19 mjete, 13 zjarrfikëse si dhe autoambulanca në qarkun e Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit.
Gjatë ditës së djeshme, efektivët e ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë Emergjencave Civile në Dajt dhe Bërzhitë, qarku Tiranë, në Dukat, qarkut Vlorë si dhe në Krastë, qarku Elbasan. Në këto operacione morën pjesë 190 forca të ushtrisë, 15 mjete dhe autoambulanca.
Ndërkohë sot rreth 170 efektivë, 6 zjarrfikëse dhe 4 mjete janë duke punuar për shuarjen e zjarreve në Dajt, qarku Tiranë, Dukat, qarku Vlorë dhe Krastë qarku Elbasan.
Në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment që do kërkohet janë 50 efektivë të Bunavisë, 50 forca në Burrel në ndihmë të qarkut Dibrër dhe 30 forca në Tiranë.
Forcat e Armatosura do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do ti vijnë në ndihmë komunitetit për çdo emergjencë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY