Lufta ndaj drogës, policia dhe Guardia di Finanza monitorojnë territorin nga ajri

Lufta ndaj drogës, policia dhe Guardia di Finanza monitorojnë territorin nga ajri

84
0
Shares

Lufta ndaj kanabisit në vendin tonë është intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm, si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi.
Në kuadër të këtij aksioni, ka vijuar procesi i monitorimit ajror të përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.
Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t’u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.
Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.
Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY