Flet kreu i Krimeve të Rënda: Si do funksionojë SPAK, dhe çfarë...

Flet kreu i Krimeve të Rënda: Si do funksionojë SPAK, dhe çfarë i pret dosjet e mëdha

225
0
Shares

Reforma ne drejtesi ka prekur edhe Gjykaten e Krimeve te Renda, e cila që nga 1 gushti ku hyn në fuqi edhe kodi i ri i procedurën penale do të pësoje ndryshime për t’iu përshtatur institucionit të ri që do të jetë Gjykata Antikorrupsionit dhe e Krimit të Organizuar.
Në një intervistë për Ora Neës kreu aktual i kësaj gjykate Sandër Simoni sqaron, se cilat janë ndryshimet që do të pesojë ky institucion deri ne krijimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe strukturës së posaçme SPAK.
“Gjykata e Krimeve të Rënda riemërtohet në Gjykata e Antikorrupsionit dhe e Krimit të Organizuar. Ky process nuk ka ndodhur ende se pasi është i kushtëzuar nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këto kushte në dispozitat kalimtare meqë hyrja në fuqi e kodit në datën e sotme nuk përkon me krijimin e strukturave antikorrupsion të SAPK dhe Gjykatës së re të Posaçme është parashikuar në dispozitat kalimtare të kodit në nenin 285 që deri në krijimin e Gjykatës së Posaçme, veprat penale në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda do vazhdojnë të gjykohen po nga kjo gjykatë. Gjithashtu edhe për Prokurorinë është parashikuar që deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme çështjen e hetimit për veprat penale sipas nenit 75/a të ndryshuar që do jetë në kompetencën e Gjykatës së Posaçme do vijojnë të hetohen nga Prokuroria për Krime të Rënda sipas përcaktimeve përpara hyrjes në fuqi të këtij kodi”- thote ai.

Sipas tij, shumë prej veprave penale që janë tashme do t’i kalojnë për kompetence gjykatave te rretheve, dhe për këtë shpreh pak rezerva ne lidhje me politikën penale që mund të ndiqet në këto gjykata.

“Gjykimi i tyre nga një gjykatë e veçantë siç ishte gjykata jonë sillte një politikë më të përshtatshme penale në raport me këto persona, pasi presupozohet që në këtë rast këto çështje hetoheshin nga një strukturë e specializuar dhe nga një gjykata e posacme siç ishte Gjykata e Krimeve të Rënda. Kam përshtypjen se shpërndarja e tyre në gjykata rrethit mund të sjellë dispropocion sa i përket politikës penale. Një nga qëllimet e ligjvënësit në momentin e kalimit të tyre në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka qenë aplikimi i një politike të ashpër dënimi apo të përshtatshëm, për parandalimin si një nga metodat për të parandaluar luftimin e këtij kriminaliteti.

Ndërsa për dosjet që janë aktualisht në gjykim dhe pavaresisht se nuk janë kompetencë gjykimi, kreu i Krimeve të Rënda sqaron se do te përfundojë shqyrtimi në këtë gjykatë.

“Deri në krijimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe e Krimit të Organizuar çështjet e të cilave janë në kompetencën e kësaj gjykate dhe ikin nga kompetenca dhe nuk janë në kompetencë e Gjykatës për Krime të Rënda do të vazhdojnë të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Këtu e kam fjalën për kategorinë e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore, të trafikimit të narkotikëve, terrorizmit, të krimeve të rënda. Këto do vazhdojnë të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Me krijimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe e Krimit të Organizuar, një proces që do të ndodhë pas konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi gjyqtarët e kësaj gjykata do të japin pëlqimin për kufizimin e privatësisë dhe të kontrollit të interesave të tyre, me konstituimin dhe krijimin e gjykatës së re atëhere këto vepra penale nëse nuk kanë përfunduar do të ikin në kompetencë për gjykim në gjykatat e rretheve gjyqësore. Me krijimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe e Krimit të Organizuar në kompetencë të saj do të jenë veprat penale të korrupsionit, vepra të kryera nga grupe kriminale dhe banda të armatosur dhe cdo vepër penale që është kryer nga funksionarë të lartë shtetëror. Gjithashtu edhe kërkesa për konfiskim dhe sekuestrim pasurie referuar kësaj kompetence dhe kësaj kategorie personash’- thote ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY