Shkodër, drogë dhe striptizëm në një lokal nate, 3 persona në pranga

Shkodër, drogë dhe striptizëm në një lokal nate, 3 persona në pranga

120
0
Shares

Dy vajza te reja dhe menaxheri i nje lokali u arrestuan ne Shkoder, pasi u kapen ne lokalin ku ushtrohej striptizem edhe me doza kanabisi ne banak.
Në bazë të infromacioneve të marra në rrugë opertive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestmi në flagrancë i shtetasve:
A.Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë.
M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë,
S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të ketij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180 e 170/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve
B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër
K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY