FOTO/ Kamëz, kryebashkiaku Xhelal Mziu inspekton punimet, ja rruga me standardet bashkëkohore

FOTO/ Kamëz, kryebashkiaku Xhelal Mziu inspekton punimet, ja rruga me standardet bashkëkohore

338
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, inspektoi një nga investimet që po realizohen në lagjen 1 në Bathore. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Elez Isufi”, projekt që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës urbane në lagjen 1 Bathore. Rruga “Elez Isufi”, me gjatësi 506 ml, do të ketë gjerësi 4.5 ml, kunetë dhe trotuare 1 ml në të dyja anët e saj, si dhe ndriçimin gjatë gjithë segmentit rrugor. Bashkia Kamëz ka përfshirë në prioritetet e investimeve të saj edhe këtë rrugë, e cila do të financohet nga të ardhurat e vetë Bashkisë, meqenëse nga qeveria nuk është akorduar asnjë qindarkë për projektet, nga të cilat do të përfitonin banorët e Kamzës. Në këtë mënyrë vijon puna intensive e Bashkisë Kamëz për përmirësimin e infrastrukturës urbane, gjë që përbën një ndër synimet kryesore të Bashkisë dhe të kryebashkiakut Xhelal Mziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY