Pronat tuaja vetëm një klik larg, ja si ti kërkoni në Arkivin...

Pronat tuaja vetëm një klik larg, ja si ti kërkoni në Arkivin e Shtetit online

125
0
Shares

Prezantohet faqja e re e ëeb-it të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Pas 68 vitesh jetë, arkivi i dokumenteve historike të Shqipërisë ofron shërbim on-line.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar në këto 27-vjet: aplikacionin on-line për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH.
I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale 2015-2020, e cila ka dhe në thelb rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në këtë prezantim ishte e pranishme Ministria e Kulturës znj. Mirela Kumbaro.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido, shprehu kënaqësinë të prezantojë këtë revolucion, përsa i përket shërbimit në Arkivin Qendror Shtetëror, dy aplikacione të cilat mundësojnë digjitalizimin e plotë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
“Së pari, ne prezantojmë katalogun on-line me 2 milion tituj dosjesh, të cilat mund të aksesohen lirisht nga kushdo për të marrë informacionin historik që i nevojitet çdo studiuesi për të studiuar në sallën e studimit.
Së dyti, një aplikacion me anë të të cilit mundësohet që të paracaktohet vizita në sallën e studimit, dosjen që dëshiron një studiues që të shohi dhe me garancinë e plotë që do ta gjejë dosjen mbi tavolinë kur të vijë për të studiuar” – tha ai.
Ky shërbim ka nevojë për një regjistrim që qytetari mund ta bëjë edhe nga shtëpia vetëm duke futur të dhënat personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY