Ilir Meta nis punën, firmos dekretin e tij të parë si President,...

Ilir Meta nis punën, firmos dekretin e tij të parë si President, bëhet fjalë për ushtrinë

62
0
Shares

Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin e parë të tij që kur mori këtë detyrë para një jave. Përmes këti dekreti Presidenti Meta i ka dhënë gradën madhore ‘Gjeneral Brigade’, kolonelit Bardhyl Kollçaku.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Nr. i Dekretit 10594

Tiranë, më 31.07.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY