Kundërshtarët e Bashës, propozim për statut të ri të Partisë, këto janë...

Kundërshtarët e Bashës, propozim për statut të ri të Partisë, këto janë disa nga ndryshimet

65
0
Shares

Një grup zyrtarësh të PD, anëtarë të forumeve të saj që kundërshtuan rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, kanë bërë një grup propozimesh në lidhje me disa ndryshime të statutit të PD dhe që janë publikuar tek syri.net.

“Në përfundim të votimit për Kryetar të Partisë Demokratike, në gjendjen e krijuar në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e datës 25 qershor 2017, ne, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë, me vetëdijen e rrezikut që qëndron para së ardhmes së PD-së, opozitës, së djathtës në përgjithësi, dhe vendit po ashtu, dhe me qëllimin për ta mbajtur partinë të bashkuar e për ta bërë atë konkurruese, mbas takimeve me militantë e drejtues të partisë, me demokratë e personalitete, çmojmë se është nevojë madje domosdoshmëri, të bëjmë një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat e saj themelore, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë së bashku shpresë për PD-në dhe vendin”, thuhet në deklaratën e tyre.

Deklarata e publikuar nga ky grup që nuk identifikohet me ndonjë emër grupi por as edhe em emra anëtarësh të forumeve thotë se propozimi do të paraqitet në shtator.

“Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti”, thuhet në deklarata.

 

Projekt statutit i ri do të duhet të përmbajë

a) Rregulloren, procedurën, kriteret dhe standardet për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.

b) Rregulla të qarta mbi sistemin e karrierës dhe meritës në të gjitha nivelet e organizimit dhe hierarkisë së Partisë.

c) Përcaktimin e procedurës, kritereve e modaliteteve në miratimin e kandidaturave për deputetë dhe kandidaturave të tjera elektorale nga organet vendimmarrëse kolegjiale të partisë dhe shqyrtimin e propozimin e tyre nga anëtarësia.

d) Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar.

e) Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave historike të partisë, për kontrollin formal të vendimmarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë.

f) Këshillin e të Urtëve të Partisë Demokratike, i cili duhet të jetë një organ i përhershëm këshillimor dhe me autoritet moral i PDSH-së, i përbërë nga personalitete të Partisë Demokratike ndër vite.

g) Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë mes anëtarëve të tij kryetarin e Këshillit Kombëtar, me kompetenca për thirrjen dhe drejtimin e Këshillit Kombëtar.

gj) Përcaktimin e detyrimit statutor për mbledhjen e Këshillit Kombëtar rregullisht dhe periodikisht.

h) Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD-së të japë dorëheqjen e menjëherëshme;

i) Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme.

j) Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën parardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY