VIDEO/ Bashkëshortja italiane e Lorik Canës kërcen vallen e Tropojës

VIDEO/ Bashkëshortja italiane e Lorik Canës kërcen vallen e Tropojës

68
0
Shares

Ndryshe nga vitet e kaluara kur nuk kishte mundësi të kalonte kohë pranë familjes, këtë sezon veror pas mbylljes së karrierës si futbollist Lorik Cana, ka vendosur ta rifitojë kohën e humbur çdo ditë e më shumë.
Disa herë gjatë ditëve të fundit ai na ka treguar se është duke kaluar pushimet në Saint Tropez. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa video gjatë një feste me bashkëshorten Monika dhe miq të tij e për këtë arsye u bëmë kuriozë për të kontrolluar edhe postimet e bashkëshortes, nga Instagrami i saj.
Ajo çka na ka bërë përshtypje ka qenë një postim i Monikës, ku shihet duke kërcyer “Vallen e Tropojës” me mikeshën e saj. Të gjithë e dimë se Monika është italiane, por ajo çka mund të themi me siguri është fakti që ajo e ka mësuar shumë mirë se si kërcehet një valle e tillë shqiptare tradicionale. Bravo Lorik!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY