VIDEO/ Ruçi betohej se do shkarkonte Metën, por dje duartrokiti Presidentin e...

VIDEO/ Ruçi betohej se do shkarkonte Metën, por dje duartrokiti Presidentin e ri

63
0
Shares
Foto, betimi i Ilir Metës dje si President, ku Gramoz Ruçii është në sale

Gramoz Ruçi kishte kërcënuar përpara zgjedhjeve se do të shkarkonte Ilir Metën nga President ende pa u betuar… Por dje, numri 2 i socialistëve u vu në radhë dhe dëgjoi betimin e Presidentit të ri Ilir Meta. Me ato pa dëshirë Gramoz Ruçi ishte aty, në sallën e Parlamentit, duke parë se si Meta shkon drejt Presidencës.
Ai është mbajtur gjithnjë si zë i fortë i socialistëve si njeri që nuk lëviz nga fjala por dita e djeshme tregoi se Ruçi i gëlltiti të gjitha ato që nxori në fushatë kundër LSI dhe Ilir Metës.
“Ai është i pari burrë në këtë vend që i ka provuar të gjitha, ka qenë deputet 22 vjeç, ministër 25 vjeç, kryeministër pa bërë 30 vjeç dhe tani president me votat e socialistëve. Ai i ka provuar të gjitha, por ta dijë mirë që do jetë i pari burrë që do provojë shkarkimin nga posti i presidentit”. Kështu betohej Gramoz Ruçi në qershor të këtij viti, pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare. Opinion.al

Video, fjalimi i Gramoz Ruçit në Fier më 16 qershor 2017

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY