Peqin, i biri vuan dënimin, nëna i sjell drogë në burg por...

Peqin, i biri vuan dënimin, nëna i sjell drogë në burg por kapet mat

92
0
Shares

Është arrestuar nëna e një të burgosuri në Peqin, pasi i solli fshehurazi marihuanë në burg.
Policia kreu arrestimin e saj në flagrancë në ambientet e burgut të Peqinit. Kur po i dërgonte ushqimet djalit të saj,E.K., i cili vuan dënimin për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, Flutur Kaçanikut,gjatë kontrollit i është gjetur lëndë narkotike kanabis.
Dosja e saj i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY