VIDEO/Rrëzohet droni në mitingun e Erdogan, 11 të plagosur

VIDEO/Rrëzohet droni në mitingun e Erdogan, 11 të plagosur

90
0
Shares

Një dron u rrëzua gjatë filmimit të një mitingu të Erdogan dhe njëmbëdhjetë njerëz u lënduan ndërsa ishin duke ndjekur fjalimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në shënimin e përvjetorit të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit që sfidoi administratën e tij.

Ka qenë Erdogan ai që ka ndaluar për pak kohë fjalimin e tij, pas rrëzimit të dronit, duke u bërë thirrje ndihmësve të ndihmojnë njerëzit në turmë përpara se të rifillojë fjalimin e tij.

Dy vetë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve ndërsa pesë të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur jashtë parlamentit në Stamboll në ngjarjen e së dielës për të përkujtuar 250 vetë që u vranë gjatë përpjekjes së të vitit të kaluar.

Deri më tani thuhet se mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 150,000 nëpunës civilë, oficerë policie dhe ushtarë janë shkarkuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grushtin e dështuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY