Ja kush është gruaja që u aksidentua në Itali, nënë e tre...

Ja kush është gruaja që u aksidentua në Itali, nënë e tre fëmijëve që punonte si…

77
0
Shares

Ajo po udhetonte me burrin e saj ne një motor, në momenti kur janë përplasur nga një makinë, dhe për pasojë shqiptarja e identifikuar si Denise Veliko, ka ndërruar jetë në spital disa orë pas aksidentit. Ndërsa burri i saj 40 vjeçar, i identifikuar si Aleks Gjika, ka pësuar lëndime serioze dhe ndodhet i shtruar në spital.
Çifti mësohet se ishte nisur për t’u bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet. Sipas mediave italiane ata kanë tre djem të vegjël, të cilët ishin në det në Varazze, ku dhe kishin kaluar një pjesë të pushimeve, pasi nëna e tyre u kishte marrë një shtëpi me qira.
Ndërsa behet e ditur se çifti jetonin në Cormano në Milano, dhe po udhëtonin me një motor Kavasaki, që drejtohej nga shqiptari Aleks Gjika, 40 vjeç i cili punon në një ndërmarrje ndërtimi. Nga ana tjetër gruaja e tij punonte si bariste në një klub nate në Cormano.
Por, mëngjesin e sotëm, mediat italiane shkruajnë se në urgjencën e spitalit kishte shkuar me lot në sy nëna e shqiptares që ndërroi jetë, e cila ishte shoqëruar nga një mik i saj.
Lidhur me aksidentin, shoferi i automjetit që përplasi motorin e çifti shqiptar, është ndaluar menjëherë, ndërsa policisë rrugore u kishte thënë se “dëgjova vetëm një zhurmë me zë të lartë”.
Hetimi për aksidentin janë duke u kryer nga policia e trafikut ne Ovada duke u koordinuar dhe nga zëvendës prokurori Genoa Emilio Gatti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY