Gjermani, tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe të dashurin e...

Gjermani, tragjedi në familjen shqiptare, burri vret gruan dhe të dashurin e vajzës

138
0
Shares

Një 52-vjeçar, shqiptar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij 45 vjeçe, dhe të dashurin e vajzës së tij, duke i lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nurentingen të Gjermanisë.
Siç shkruajnë mediat gjermane autori i krimit është arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe do të dalë para gjykatësit, raporton gazeta gjermane Bild.
Para vrasjes së dyfishtë, kishte nisur një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.
Ai ishte kthyer në orën 22:30 të së shtunës, duke hyrë fillimisht në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, vajza e tij bashkë me të dashurin ishin në apartament.
Vajza kishte tentuar të ndalonte babanë e saj të mos futej në shtëpi.
Por 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar.
Nga plumbat mbetën të vdekur gruaja e tij dhe i dashuri i vajzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY