EMRAT/ Itali, makina përplas një çift shqiptar, vdes gruaja, burri në gjendje...

EMRAT/ Itali, makina përplas një çift shqiptar, vdes gruaja, burri në gjendje të rëndë

96
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itli ku një makinë ka përplasur një çift shqiptar.
Ata ishin duke udhëtuar me motorr në autostradën A26 në Masone në drejtim të Ligurias, kur janë përplas nga makina dhe kanë përfunduar në asfalt. Ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është në gjendje të rëndë për jetën.
Çifti mësohet se ishte nisur për tu bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet. Ata jetonin në Cormano në Milano dhe udhëtonin me një motor Kavasaki, që drejtohej nga shqiptari Aleks Gjika, 40 vjeç punonte në një ndërmarrje ndërtimi, i cili mësohet se ndodhet në gjendje shoku në spital.
Ndërsa gruaja e tij, Denisa Veliko, fatkeqësisht nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY