DINAMIKA/ Aksidenti i rëndë në Lezhë, Polica jep detajet

DINAMIKA/ Aksidenti i rëndë në Lezhë, Polica jep detajet

87
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Lezhës ka dhënë detaje ëpr aksidentin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër.
Sipas burimeve të Policisë vendore të Lezhës, mësohet se, rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet “Volkswagen” me targë DBF 54,  me mjetin “Audi”  me targë SH 0044 E si dhe mjeti “Benz” me targë AA 627 JH.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “Volkswagen” B. F., 39 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu janë lënduar edhe 6  persona të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY