I bënë atentat, ja dëshmia e biznesmenit Tofik Hyka

I bënë atentat, ja dëshmia e biznesmenit Tofik Hyka

235
0
Shares

Biznesmeni Tofik Hyka e ka kaluar rrezikun fizik që iu shkaktua.
Sipas mjekëve ai është duke u përmirësuar dhë pse për gjendjen e tij psikologjike s’mnd të thuhet e njëjta gjë pasi nuk e ka marrë ende veten pas atentatit.
Spas burimeve të policisë, ai ka refuzuar të japë një dëshmi të vlefshme për policinë nën arsyen se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dëshmia e biznesmenit cilësohet si më e rëndësishmja për të hedhur dritë mbi motivin e krimit si dhe
identifikimin e autorëve.
Nga ana tjetër, grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e dy personave që qëlluan me armë zjarri biznesmenin, teksa ishin duke lëvizur me një motor.
Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë u qëllua me 2 plumba paraditen e 28 qershorit të këtij viti ku njërin e mori në kokë e tjetri i kaloi afër zemrës.
Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY