Rinas, maskat grabisin resortin nën kërcënimin e armëve, ja sa para morën

Rinas, maskat grabisin resortin nën kërcënimin e armëve, ja sa para morën

65
0
Shares

Persona të maskuar ende të paidentifikuar kanë grabitur sot një resort.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ahmetaq-Rinas, në një resort aty pranë.
Sipas të dhënave të para nga policia, dyshohet se personat e kanë kryer grabitjen nën kërcënimin e disa sendeve të dyshuara si armë.
Ata nën kërcënim kanë mundur të marrin 100 000 lekë dhe më pas janë larguar. Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve .
Në momentin e vjedhjes në recepsion ka qenë recepsionistja. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY