KËRKESA/ Ish-ushtarakët: Kemi rrezikshmëri njësoj si minatorët, na ulni moshën e daljes...

KËRKESA/ Ish-ushtarakët: Kemi rrezikshmëri njësoj si minatorët, na ulni moshën e daljes në pension

71
0
Shares

Ushtarakët kërkojnë ulje të moshës për daljen në pension.
Sipas tyre, profesioni që ata ushtrojnë është po aq i vështirë dhe i rrezikshëm sa edhe minatorët, ndaj edhe duhet të trajtohen me të njëjtat kushte si këta të fundit.
Mosha e daljes në pension e një ushtaraku ka qenë 55 vjeç, ndërsa sot është rritur me 10 vjet më shumë, duke shkuar në 65 vjeç.
“Para rritjes, mosha e daljes në pension ka qenë e barabartë apo e klasifikuar në grupmoshën e minatorëve. Kohët e fundit minatorët e rifituan të drejtën për të dalë në pension 55 vjeç. Po kjo kategori me një profesion të vështirë dhe të rrezikshëm për jetën pse nuk rikthehet te mosha e mëparshme për pension?!”, theksohet në qëndrimin e përbashkët të shoqatave të ish-ushtarakëve.

KËRKESA
Por përveç rishikimit të moshës, ato kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të Aktit Normativ të 2010-s. Parashtrimi i kësaj kërkese vjen pas vendimit unifikues që ndërmori pak kohë më parë Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi skemën për rillogaritjen e pensioneve. Por sipas ushtarakëve, një vendimmarrje e tillë është antikushtetuese dhe në cenim të të drejtave, duke krijuar më tej hapësirën për lindjen e debitorëve të rinj. Fshirja e borxhit të krijuar dhe kthimi pas i parave të mbajtura në 6 vite nuk e sheshoi problemin, ndaj dhe në këto kusht zgjidhja e vetme do të ishte zhbërja e kësaj baze ligjore.
“Ushtarakët dhe policët në pension janë të dëmtuar nga Akti Normativ dhe rrezikojnë që deri në fund të jetës të bëhen e ribëhen përsëri debitorë, prandaj është e domosdoshme të shfuqizohet baza juridike e debisë së krijuar që buron nga ky akt dhe vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë. Edhe pse në prill 2016 u falën detyrime, nuk u shfuqizua baza ligjore e krijimit të tyre, përkatësisht neni 29 pika 2 e ligjit 10142, datë 15.05.2009. Aktualisht po fryn një erë e keqe e krijimit të debitorëve të rinj ushtarakë dhe punonjës policie. Këtë do ta sjellin gjykatat në zbatim të Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë të miratuar në nëntor 2016”, vënë në dukje më tej shoqatat.

SKEMA E PENSIONIT
Në ligjin e 2009 thuhet se ushtarakët që kanë plotësuar moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vite si ushtarakë marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i cili llogaritet në këtë mënyrë: fillimisht marrin dy rroga shpërblim, më pas për 22 muaj marrin gjysmë rroge. Kjo u quhet vjetërsi pune për efekt të llogaritjes se pensionit të pleqërisë.
Ndërkohë nga dita e parë e muajit të 25-të ai ka të drejtë të kërkojë te sigurimet shoqërore pension të parakohshëm. Deri në momentin që mbushin moshën e daljes në pension, vitet e punës shumëzohen me koeficientin 1.5.
Në moshën 65 vjeç përfitohet pensioni i plotë. Llogaritë bëhen bazuar në skemën e re të pensioneve. Ndërkohë që pensionet suplementare të pleqërisë llogariten sipas formulës: Pensioni suplementar i pleqërisë = 1% x Paga Mesatare Referuese Mujore Neto x Vitet e Shërbimit.
Pra, përfitohet 22% e pensionit shtesë, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension. Për ta konkretizuar, në rast se një ushtaraku i del pensioni i plotë 28 mijë lekë, pensioni suplementar nuk mund të shkojë më shumë se gjysma e 28 mijë lekëshit.

tabela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY