VIDEO/ “Hajde ballafaqohemi”, tre të rinjtë grushtohen për një vajzë

VIDEO/ “Hajde ballafaqohemi”, tre të rinjtë grushtohen për një vajzë

69
0
Shares

Tre djem janë grushtuar në mes të sheshit. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Pranvera” në Durrës, rreth orës 11:30 të paradites.
Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje tregojnë se kanë qenë duke ecur një vajzë e shoqëruar nga një djalë, kur ka shpërthyer sherri mes këtij të fundit dhe dy djemve të tjerë.
Dyshohet se kanë qenë motive banale ato që ndezën konfliktin e çastit mes të rinjve, që pasoi deri në përleshje fizike.
Është dashur prania e uniformave blu për qetësimin e situatës.
Edhe në praninë e forcave të policisë, njëri prej tyre kërkon të ballafaqohet sërish me personin që u konfliktua, por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar me aq falë ndërhyrjes së efektivëve.
Mësohet se njëri prej protagonistëve ka shkuar në komisariat për të ngritur kallëzim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY