Topalli tregon: Ja për kë kam neveri

Topalli tregon: Ja për kë kam neveri

51
0
Shares

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sqaruar sot deklaratat e saj.
Mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Debati në Channel One’, përballë gazetarit Roland Qafoku, ajo u shpreh se kishte neveri për ata që e mbështesnin Bashën.
STATUSI I PLOTË
“Unë jam i lirë, nuk jam rob.
Robërit nuk gjykohen.
Të tjerët janë të lidhur për bukën e gojës”.
Pjetër Meshkalla
Demokratët janë gjaku i PD dhe gardianët e saj.

PS:
Diku dëgjova nje titull se unë kam thënë se: “kam neveri për ata që mbështesin Bashën.”
Është nxjerrë nga konteksti. Natyrisht, ata oligarkë, që kanë vendosur në krye të listës Basha emra, që i shërbejnë atyre, dhe pas kësaj kërkuan publikisht mandat të dytë për Ramën me shqetësojnë.
Por, kur po këta oligarkë, pasi kërkuan mandat të dytë për Ramën kërkojnë mandat të dytë edhe për Bashën vetëm me krijojnë neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.
Demokratet nuk i lidh asgjë me këta oligarkë.
Demokratet janë shpirti i PD. Ata besojnë në vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarkët.
Ata janë gjaku i PD dhe gardianët e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY