Reperi i njohur shqiptar dënohet për trafik droge

Reperi i njohur shqiptar dënohet për trafik droge

335
0
Shares

Burim Kursani, reperi i njohur me nofkën “Bim Bima” u dënua sot nga Gjykata në Prishtinë.
Reperi “Bima Bima” i akuzuar për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit dënim me kusht dhe pesëqind euro gjobë.
Në seancën e shqyrtimit fillestar menjëherë pasi që prokurorja e çështjes Ferdane Sylejmani lexoi aktakuzën, i akuzuari Burim Kursani i njohur si “Bim Bima” deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i premtoi gjykatës që më asnjëherë nuk do të përsërisë veprime të tilla.
“Për herë të parë kam rënë ndesh me ligjin dhe ndaj meje nuk zhvillohet ndonjë procedurë tjetër”, deklaroi i akuzuari me rastin e pranimit të fajësisë.
Bajram Tmava, avokati mbrojtës i reperit “Bim Bima” pas pranimit të fajësisë nga klienti i tij kërkoi nga gjykata që me rastin e marrjes dhe shqiptimit të dënimit si rrethanë lehtësuese të ketë parasysh faktin se i mbrojturi i tij e ka pranuar fajësinë dhe se i njëjti nuk ka qenë asnjëherë më parë i dënuar për ndonjë vepër të tillë.
Kryetarja e trupit gjykues Valbona Selimi shpalli pastaj dënimin me burg dhe gjobë për reperin.
“Bima Bima” duhet që të mos kryejë vepër tjetër penale në afatin prej dy vjetëve, nëse nuk dëshiron që dënimi me kushte t’i kthehet automatikisht në dënim me burg.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Burim Kursani akuzohej se pa autorizim ka kultivuar, prodhuar dhe ka përgatitur substanca e preparate që janë shpallur të rrezikshme si narkotikë me qëllim shitjeje dhe shpërndarje.
Reperit “Bim Bima” në prill të vitit 2008 në banesën e tij i ishin gjetur paketime të vogla të marijuanës si dhe mjete të ndryshme për përgatitjen dhe përpunimin e marijuanës. /Kallxo.com/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY