FOTO & EMRA/ Itali, sherri për një vajzë, italiani vret me thikë...

FOTO & EMRA/ Itali, sherri për një vajzë, italiani vret me thikë adoleshenti shqiptar

77
1
Shares

Ndërron jetë në spital 17-vjeçari shqiptar Pandi Lavdari, i cili një ditë më parë u godit me thikë në kraharor në Itali, nga 19-vjeçari italian Simone Maddaluno.
Konflikti mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vetë.
“Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar”, citohen nga mediat lokale miqtë e përbashkët të djemve.
Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.
Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.
Disa banorë të zonës, të alarmuar nga ulërimat, dolën në rrugë dhe telefonuan ekipin e ndihmës së shpejtë. Kushtet e shqiptarit u shfaqën që në fillim shumë serioze. Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën. Por, jeta e Pandi u ndërpre.
Ndërkohë, 19-vjeçari italian është arrestuar. Karabinierët kanë sekuestruar armën e krimit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY