Itali, vrau 17-vjeçarin shqiptar pas sherrit për një vajzë, i riu italian...

Itali, vrau 17-vjeçarin shqiptar pas sherrit për një vajzë, i riu italian rrëfen pse e kreu krimin

46
0
Shares

Është zbardhur dëshmia e 19-vjeçarit italian, i cili vrau me thikë 17-vjeçarin shqiptar në Stradela të Pavias ditën e hënë pas sherrit për një vajzë.
Italiani Simone Maddaluni, ka thënë para gjykatësit se Pandi Lavdarin e qëlloi pasi kishte frikë nga se mos konfrontohej sërish me të.
Ata kishin pasur një zënkë ditën e diel në mëngjes pas daljes nga një diskotekë, dhe sherri vijoi edhe të hënën ku italiani e qëlloi shqiptarin me thikë në gjoks.
Ai u shfaq i penduar në gjykatë dhe tha se u detyrua ta qëllonte shqiptarin, pasi ai i kishte thënë se do ta rrihte sa herë ta shikonte, raportojnë mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY