ORARI/ Tiranë, nesër paradë makinash, rrugët që bllokohen në kryeqytet

ORARI/ Tiranë, nesër paradë makinash, rrugët që bllokohen në kryeqytet

141
0
Shares

Nesër në sheshin Nënë Teraza duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi & karvani i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06. 07. 2017.

 
Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore…

Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë.

Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të levizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin Nënë Tereza.
Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY