Itali, 9 qytetet ku shqiptarët janë të parët në biznes

Itali, 9 qytetet ku shqiptarët janë të parët në biznes

69
0
Shares

Në Itali, 1 në 10 biznese drejtohet nga të huajt. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Itali e që publikohet nga “Il Sole 24ore”.
Sipërmarrjet e të huajve në Itali po rriten me ritme më të shpejta se ato të italianëve. Shumica e sipërmarrjeve i përkatësin sektorit të tregtisë dhe ndërtimit. E tashmë ato përfaqësojnë 9.5 % të totalit të sipërmarrjeve aktive në vend. Në total, janë 575 mijë sipërmarrjet e krijuara nga emigrantët.
E referuar këtij studimi, që përqendrohet te nacionaliteti i bizneseve për secilën provincë të Italisë, rezulton se bizneset e themeluara e të drejtuara nga shqiptarët janë më të shumtë në numër (në krahasim me kombësitë e tjera të emigrantëve në Itali) në 9 provinca Italiane.

Kombësia më e përfaqësuar, provincat ku emigrantët shqiptarë kryesojnë për numrin e bizneseve të krijuara nga të huajt

– Siena 359 biznese shqiptare
– Rimini 559 biznese shqiptare
– Forli-Cesena 519 biznese shqiptare
– Pistoia 920 biznese shqiptare
– Savona 994 biznese shqiptare
– Cuneo 723 biznese shqiptare
– Piacenza 404 biznese shqiptare
– Varese 1048 biznese shqiptare
– Trento 297 biznese shqiptare. Scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY