FOTO GALERI/ U përpoq, por nuk ia doli – Grindet me të...

FOTO GALERI/ U përpoq, por nuk ia doli – Grindet me të dashurin hidhet nga shkëmbi

65
0
Shares

Një e re është hedhur nga shkëmbinjtë në Antalja të Turqisë pasi ishte grindur me të dashurin. Gjithçka është fotografuar sekondë pas sekonde nga fotoreporterët.
Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, 23-vjeçarja S. Y., mbërriti rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë në telefon. Herë pas here qante.
Pasi e theu telefonin për tokë, u afrua te humnera në bregdet. Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë.
Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot.
Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra. Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë.
Punonjësi i shëndetësisë në përpjekje për ta shpëtuar e kapi vajzën nga bluza, por nuk ia doli ta mbante. Media turke raporton se 23-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 30 metra me shpinë në ujë.
Ekipet e shpëtimit arritën ta marrin në varkë menjëherë dhe e dërguan në një qendër shëndetësore në Antalja.
E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë rrezik për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY