Erdogan vs Darwin: Turqia ndalon Teorine e Evolucionit në shkolla

Erdogan vs Darwin: Turqia ndalon Teorine e Evolucionit në shkolla

93
1
Shares

“Teoria e Evolucionit është një nga teoritë më të forta dhe thelbësore të shkencës modern. Cilësimi i saj si “e papranueshme” është i pabesueshëm.”

“Një herë mësuesja nap yeti se cili nga ne besonte tek teoria e evolucionit. Unë ngrita dorën. Mësuesja më tha: “Atëherë a je majmun?”

“Dua të falënderoj qeverinë, që po pengon helmimin e rinisë me këtë teori të vjetëruar dhe absurd. Nuk ka asgjë më normale se sa përjashtimi i saj nga kurrikula kombëtare”

Këto janë disa nga komentet që qarkullojnë në rrjetet sociale në Turqi, pas deklaratave se Teoria e Evolucionit do të hiqet nga kurrikula shkollore.

Kreu i kurrikulës në ministrinë e edukimit në Turqi, Alpaslan Durmus deklaroi disa ditë më parë se Teoria e Evolucionit do të hiqej nga tekstet shkollore të klasës së nëntë, e cila përfshin nxënësit 14 dhe 15-vjeçarë.

Studentët, tha ai “janë tepër të rinj për të kuptuar ‘subjekte kontroversiale.” Ndërkaq, presidenti Rexhep Taip Erdogan i ka aprovuar tashmë ndryshimet në kurrikulën kombëtare, e cila pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Por, i vetmi aspect kontroversial këtu është ai i krijuar nga komunitetet ekstremiste fetare, të cilat synojnë të ulin besueshmërinë e shkencës. Shumë koncepte shkencore janë disa herë më të vështira se sa evolucioni, e megjithatë, vijojnë të mësohen në shkollë.

 

Argumentet e Besimtarëve

Sipas atyre që besojnë në teorinë e krijimit, pra se bota dhe jeta në të është rrjedhojë e krijimit nga një qenie hyjnore, Teoria e Evolucionit nuk është e vërtetuar dhe si pasojë, mbetet e hapur për t’u debatuar. Kjo, pasi pemët e evolucionit (veçanërisht ato të qenieve njerëzore), ndërtohen e rindërtohen vazhdimisht, pas çdo fosili të zbuluar, ç’ka sipas tyre tregon se sa e dobët është kjo teori.  Ata ngrenë gjithmonë të njëjtën pyetje ndaj shkencës, se si nisi jeta në tokë, duke e ditur se për këtë nuk ka ende një teori të vërtetuar e të pranuar. Dhe, në fund, argumenti më i rëndësishëm për ta: nëse prejardhja jonë është nga majmunët, atëhere përse majmunët vazhdojnë të ekzistojnë?

Problemi qëndron se këto argumente janë të mbushura me pasaktësi shkencore dhe gabime logjike. Qëllimi i evolucionit nuk është spiegimi se si nisi jeta në tokë. Ai thjesht përshkruan se si jeta zhvillohet dhe diversifikohet. Njerëzit nuk evoluuan nga majmunët. Ne jemi primatë. Primatët modern, përfshirë edhe qeniet njerëzore evoluan nga specie të hershme primatësh, tashmë të zhdukur. Ne jemi të lidhur me primatët e sotëm, por nuk rrjedhim prej tyre.

 

Keqkuptimet thelbësore të Besimtarëve

Besimtarët e kreacionizmit, nuk arrijnë të kuptojnë se në vetvete evolucioni nuk është një teori. Evolucioni ndodh. Jeta zhvillohet dhe diversifikohet. Specie të reja lindin. Ne sot mund të shohim forma jetësore të ndërmjetme, si peshq në evoluuim për të jetuar në tokë dhe gjitarë tokësore, të cilët së fundmi kanë evoluuar drejt jetës ujore.

Ata gjithashtu nuk kuptojnë ndryshimin ndërmjet teorisë dhe ligjit në shkencë. Kjo, madje është diçka nga e cila vuajnë edhe shumë studentë të diplomuar në shkencat e natyrës. Teoritë spiegojnë koncepte shkencore. Ato studiohen dhe pranohen nga komuniteti shkencor. Teoritë janë kulmi i spiegimit shkencor dhe jo thjesht një hamendje. Ligjet, nga ana tjetër kanë tjetër rol. Ato përshkruajnë fenomene natyrore. Përshembull, ligjet gravitacionale të Njutonit nuk spiegojnë se si ndodh graviteti, por se cilat janë pasojat e tij mbi objektet.

Problemi i tretë është moskuptimi i natyrës së shkencës. Shkenca nuk synon gjetjen e një të vërtete objective, por nxitjen e një spiegimi të fenomeneve natyrore. Ndaj, të gjitha spiegimet shkencore janë të përkohëshme. Sa herë që zbulohen prova të reja, të cilat kundërshtojnë konceptet tona të deritanishme, ne ndryshojmë spiegimet, shpesh duke hedhur poshtë teori, të cilat më parë i mendonim si të sakta. Shkenca përpiqet vazhdimisht të hedhë poshtë idetë që ne kemi tashmë dhe sa më tepër ato ide i rezistojnë këtij testi, aq më të sakta janë. Evolucioni është testuar për thuajse 160 vite dhe nuk është hedhur kurrë poshtë.

 

Përse ndalimi është i rrezikshëm

Ndalimi i një koncepti shkencor rrezikon të gjithë shkencë, veçanërisht duke marrë parasysh vendin që evolucioni ka në biologjinë modern. Për shumicën e shkencëtarëve, fakti që evolucioni ndodh, as nuk vihet në pikëpyetje, e as nuk cilësohet si kontroversial. I vetmi aspect i vështirë për t’u kuptuar në diskutimin e evolucionit, është roli që përzgjedhja natyrore luan në nxitjen e ndryshimeve tek gjallesat, apo ritmi i këtij ndryshimi.

Ky ndalim në shkollat turke lë të hapur mundësinë që, ide të tjera, jo-shkencore të hyjnë në mësimin e shkencës. Ide të ardhura nga ata, të cilët besojnë ende se toka është e sheshtë, apo se graviteti nuk ekziston.

Përpjekja e Turqisë për ndalimin e mësimit të evolucionit bie në kundërshtim me mendimin shkencor, si edhe përpiqet të kthejë metodat shkencore në një system besimi – si të ishte fe. Ajo kërkon të shfrytëzojë spiegimet e mbinatyrshme për fenomene natyrore, si edhe të provojë se të vërteta dhe spiegime për natyrën ekzistojnë edhe përtejë vetë natyrës. Për rrjedhojë, ky ndalim është jo-shkencor, jo-demokratik dhe duhet kundërshtuar. / Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto

Marrë me shkurtime nga “Newsweek” dhe “BBC”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Erdogani eshte loqe, por per Darvinin ka te drejte. Eshte teoria me idiote qe egziston. Jane te shumte shkencetaret qe nuk e pranojne. Adhuruesi me i flakte i teorise se Darvinit ka qene Hitleri sepse nuk kishte ku te gjente justifikim me te mire per racizmin e tij ekstrem se sa kjo teori.

LEAVE A REPLY