SARANDË/Forcat detare shpëtojnë 4 persona në velierën turke

SARANDË/Forcat detare shpëtojnë 4 persona në velierën turke

78
0
Shares

Forcat Detare i vijnë në ndihmë velierës me flamur turk në gjirin e Sarandës.

Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-05 “Vjosa” i ka ardhur në ndihmë katër personave të cilët ndodheshin në një velierë me flamur turk në gjirin e Sarandës.

Veliera “FELTON”, me 4 persona në bord kërkoi ndihmë, pasi kishte ngelur në det të hapur për shkak të një difekti të rëndë në motorr, mungesës së karburantit si dhe bllokimit të spirancës.

Displaying 2017-07-03-PHOTO-00000317.jpg

Me marrjen e sinjalit,  menjëherë u nis për ndihmë anija e gatshme e Rojes Bregdetare P-05 “Vjosa”, e cila kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në portin e Sarandës. Veliera u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e personelit është e mire.

Displaying 2017-07-03-PHOTO-00000316.jpg

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY