Vlorë, dy gangot kanosin me armë dhe grabisin 29 vjeçarin

Vlorë, dy gangot kanosin me armë dhe grabisin 29 vjeçarin

70
0
Shares

Dy persona ende të paidentifikuar kanë kanosur me armë dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash një 29 vjeçari.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”.
Një shtetas në bashkëpunim me një tjetër, të cilët po lëviznin me jë automjeti tip Volksëagen Golf-5, kanë kërcënuar me armë dhe i kanë marrë 4000 euro të riut.

NJOFTIMI
Vlorë, Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY