MESAZHI/ Trump i drejtohet Nishanit, ka një urim për shqiptarët

MESAZHI/ Trump i drejtohet Nishanit, ka një urim për shqiptarët

60
0
Shares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë një urim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me rastin e Festës së Bajramit të Madh.
Në këtë mesazh Trump ju uron të gjithë myslimanëve shqiptarë gëzuar Bajramin.

“I dashur Zoti President,
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.
Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmend dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.
Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY