Krujë, dhunohet 30 vjeçari, po shpërndante para kundrejt votës

Krujë, dhunohet 30 vjeçari, po shpërndante para kundrejt votës

50
0
Shares

Një 30 vjeçar është dhunar nga dy persona të panjohur.
Shkaku mendohet të jenë subjektet politike pasi dyshohet se 30 vjeçari me inicialet B.K., ishtë duke shpërndarë vlera monetare tek anëtarët e komisioneve, vëzhguesve të subjektit politik që adron.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zezë në Krujë.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë.
R.Rr. dyshohet se në bashkëpunimim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.

NJOFTIMI
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasit:
• B.K. 30 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 24.06.2017, në fshatin Zëzë, Krujë, pas një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se shtetasi B. K.po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë(të reja).
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë.
R.Rr. dyshohet se në bashkëpunimim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:
• “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” në ngarkim të shtetasit B.K. parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal.
• ” Kanosja” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit R.Rr. parashikuar më nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY