Krujë, e godasin me tytë pistolete në kokë, në kërkim dy shtetasit

Krujë, e godasin me tytë pistolete në kokë, në kërkim dy shtetasit

80
0
Shares

Dy persona kanë kanosur dhe kanë goditur me tytë pistoltete në kokë një 30 vjeçar, me inicialet M.K., banues në Krujë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Tapizë, në Krujë.
Sipas njoftimit zyrtar dy shtetasit, përkatësisht F.Rr., 48 vjeç banuës në Krujë dhe Xh.Rr., 59 vjeç, banues në Krujë, janë shpallur në kërkim nga autoritetet përkatëse.

NJOFTIMI
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
• F.Rr. 48 vjeç, banues në Krujë;
• Xh.Rr. 59 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 24.06.2017, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Tapizë, Krujë dyshohet se kanë kanosur dhe goditur me qytë pistolete në kokë, duke e dëmtuar lehtë shtetasin M.K. 30 vjeç, banues në Krujë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e lehtë me dashje “,” Kanosja” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 89, 84, 278/7, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY