SMS kërcënuese për emigrantët nga Greqia që po votojnë në Shqipëri

SMS kërcënuese për emigrantët nga Greqia që po votojnë në Shqipëri

121
0
Shares

Disa mijëra emigrantë që kanë vendosur të votojnë në Shqipëri kanë marrë një mesazh kërcënues përmes të cilit u kërkohet të kenë mendjen kur të votojnë.

Kërcënimi është bërë i ditur nga korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe.

Mesazh kërcënues është dërguar nga një call center në Greqi, ku u kërkohet të rimendojnë vendimin për të votuar Partinë Socialiste. Në rast të kundërt, me ta do të flitet pas kthimit.

Top Channel: Artur, mirëmbrëma. Mund të na thuash sa është numri i të ardhurve nga Greqia?

Artur Bibe: Deri më tani (19:30) kanë ardhur 60 autobusë dhe shumë mjete të vogla. Sipas statistikave, vetëm nga Kakavia dhe Qafë Bota deri më tani kanë ardhur 2.352 shtetas shqiptarë dhe 1.098 shtetas të huaj. Shumica e shtetasve shqiptarë mendohet se po vijnë për të marrë pjesë në zgjedhje. Edhe gjatë natës pritet të ketë ardhje të reja, por edhe gjatë ditës së diel.

Top Channel: Sot u fol për një mesazh kërcënues për emigrantët dhe pati një reag nga Partia Socialiste. Çfarë ka ndodhur?

Artur Bibe: Po, mesazhi në greqisht intimidonte emigrantët që të mos votonin për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Në mesazh shprehej keqardhja për bashkatdhetarët, minoritarët që patën tundimin të pranojnë të votojnë për Partinë Socialiste. “Mendohuni edhe njëherë. Do flasim sërish gjatë kthimit tuaj”, thotë mesazhi. Ne verifikuam se kush ishte dërguesi i mesazhit dhe zbuluam se ai ishte nisur nga një “call center” në Greqi dhe janë porositur nga dikush, apo ndonjë forcë politike. Kjo është një “call center” që zakonisht dërgon reklama me pagesë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY