Votat po blihen në Cërrik, hetim drejtorit të Rrugëve Dashamir Gjika

Votat po blihen në Cërrik, hetim drejtorit të Rrugëve Dashamir Gjika

382
0
Shares

Prokuroria e Elbasanit ka isur hetim për Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika pasi dyshohet se është përfshirë në një skemë për blerjen e votave.

Sipas materialit të prokurorisë, një biznesmen që identifikohet si Shkëlqim B, në bashkëpunim me drejtorin e përgjithshëm të Rrugëve premtonte para në këmbim të votës për një subjekt politik në disa zona të Cërrikut dhe fshatrat përreth, thekson njoftimi.

Skema e blerjes ë votave realizohej përmes pagesave që bënte biznesmeni dhe më pas një listë me karta e identitetit që ishin paguar i shkonte drejtorit të Rrugëve.

Ndërsa ditëne  fundit policia ka konstatuar edhe raste të tjera të blerjes së votave.

Në lagjen “Guerrile” u kap një 48-vjeçar dhe 4 persona që e shoqëronin, të cilët me një mjet të KESH po shpërndanin para. Sipas të ndaluarve, çeqet që iu gjetën janë dëmshpërblimet që KESH po u jepte familjeve të permbytura.

Në një tjetër rast, sërish policia e Shkodrës ndaloi një doganier në doganën e Vermoshit, Izmir Bushaj, i cili u kap me një listë votuesish dhe një sasi të kosniderueshme parash, 48 kartmonedha me prereje 2 mijëlekëshe.

Së bashku me të policia ndaloi edhe Xhyher Bushajn, të dy banues në fshatin Kullaj. Policia bën me dije se ka informacion të mjaftueshëm se elementë të caktuar kanë në përdorim dhe shpërndarë aparate, me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën, si dëshmi për blerjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY