Raporti i Task Forcës: Mijëra punësime elektorale u bënë gjatë periudhës zgjedhore

Raporti i Task Forcës: Mijëra punësime elektorale u bënë gjatë periudhës zgjedhore

65
0
Shares

Në mbledhjen e pestë të Task Forcës, të mbajtur një ditë me parë, është diskutuar rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë si dhe shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive dhe bashkive, për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.
Zëvendëskryeministrja Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka deklaruar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473, si dhe në kundërshtim ne nenin 88/3 të Kodit Zgjedhor .
Zëvendëskryeministrja, në këtë mbledhje, u shpreh se po vlerëson mundësinë që informacioni t’i dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY