Kavajë, dhunohet i riu, “Do kesh probleme pas zgjedhjeve”

Kavajë, dhunohet i riu, “Do kesh probleme pas zgjedhjeve”

63
0
Shares

Një i ri është dhunuar sot për motive politike.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës.
Ai ka denoncuar në polici se është kërcënuar nga dy persona, për motive politike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë shpalljen në kërkim të:
A. S., 59 vjeç dhe B. Xh., 30 vjeç, të dy banues në Kavajë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Për këta, ka bërë kallëzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, T.P., 24 vjeç, banues në Kavajë.
Ai ka kallëzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur persona e sipërpërmendur.
Sipas tij, A.S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprën penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY