Korçë, Basha: 25 qershori basti për jetën tuaj, bëhuni gati për ekonominë...

Korçë, Basha: 25 qershori basti për jetën tuaj, bëhuni gati për ekonominë e fortë!

72
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës. Në fjalimin e mbajtur Basha theksoi se baza e planit të tij ekonomik është një ekonomi e fortë.
25 qershorin e cilësoi si bast për jetën e shqiptarëve.
“25 qershori është basti për jetën tuaj, familjen tuaj. Jo kuq apo blu, por basti është edhe për ju votues të pavendosur. Mijëra votues të heshtur që do të votojnë për të vetmin plan ekonomik, për të vetmen rrugë, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurt.
Por edhe ju që akoma nuk e keni ndarë mendjen dhe që mund të jeni hutuar nga propaganda e shfrenuar e mashtruesit që e solli Shqipërinë në këtë ditë; ka vetëm një çështje më 25 qershor, votoni vetëm për një çështje, për ekonominë, për ekonominë, për ekonominë, votoni për Republikën e re, republikën e korçarëve. Do të jetë republika e mundësive të vërteta, ndryshimi i vërtetë që kemi pritur dhe merituar për 27 vite. Votoni, votoni, ndryshimi nuk vjen pa votuar. Mbushni qendrat e votimit ditën e diel, merrni miqtë tuaj, rini merrni prindërit dhe mos i lini pa votuar. Të papunë, ndëshkoni republikën e vjetër. Ndëshkoni të gjithë. Unë jam gati! A jeni gati? Korça është gati. Zoti e bekoftë fitoren tonë më 25 qershor”,- përfundoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY