Shkodër, shkrumbohet makina, gjendeshin brenda 4 persona

Shkodër, shkrumbohet makina, gjendeshin brenda 4 persona

83
0
Shares

Një makinë është shkrumbuar plotësisht.
Raportohet se brenda makinës udhetonte shtetasi me inicialet P.P., dhe 3 familjarët e tij.
Ngjarja ndodhi para pak minutash në qytetin e Shkodrës.
Në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit, ka zbritur të kontrollojë pjesen e motorit, por sapo është rikthyer në mjet, ka konstatuar shkendijat e para në pjesën e kondicionerit dhe ka shpejtuar të dalë përjashta së bashku me pjestarët e tjerë.
Në pak minuta flakët janë përhapur me shpejtësi dhe mjeti u dogj plotësisht pasi pati edhe disa shpërthime të vogla.
Të trembur nga fakti se mund të kishte shpërthim më të madh, pasi makina ishte me benzinë, ata njoftuan shërbimin zjarrfikës që për mbi 15 minuta punoi për shuarjen e plotë të flakeve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes që përfundoi vetëm me pasoja materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY