Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të komisariateve

Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e 3 shefave të komisariateve

63
0
Shares

Ministri i brendshëm, Dritan Demiraj, kërkoi shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë.
Bëhet fjalë për komisariatet në rajonet ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore.
Demiraj tha se po bashkëpunon ngushtë me prokurorinë për të zbardhur krimet elektorale, dhe se policia ka marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor sa më të rregullt.
“Incidentet e ditëve të fundit në dëm të veprimtarëve politikë të LSI-së gjatë fushatës zgjedhore po hetohen me intensitet nga policia, që të zbardhen sa më parë, për të kthyer sa më shpejt qetësinë në fushatën zgjedhore” – deklaroi për “Zërin e Amerikës” ministri i brendshëm, Dritan Demiraj.
Demiraj theksoi angazhimin e forcave të rendit për të përmbushur detyrat kushtetuese dhe ruajtjen qetësisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
LSI ka kërkuar largimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe të disa drejtuesve vendorë të policisë në qarqe. Nga ana e tij, ministri Demiraj tha se edhe ai ka kërkuar shkarkimin e disa drejtuesve të policisë në qarqet, ku kanë ndodhur incidentet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY