DETAJE & VIDEO/ Fushë-Arrëz, dhuna ndaj grave të LSI, një aktrim që...

DETAJE & VIDEO/ Fushë-Arrëz, dhuna ndaj grave të LSI, një aktrim që shkoi keq

211
0
Shares

Pamjet e kryetares së LRI-së, Romina Kuçi në spital u shpërndanë nga LSI me komentin “pas dhunimit qe iu be nga militante e drejtues te ps”. Në video duket Romina Kuçi e shtrirë në spitalin e Fushë-Arrëzit, duke marrë frymë thellë, ndërsa mjeku i jep ndihmën e parë.
Por kandidati i PS në Pukë, Paulin Luli thotë se Romina Kuçi inskenoi gjendjen e të fiktit, për të shmangur kontrollin e makinës nga policia.
Sipas Lulit dy aktivistet e LSI, Saimira Laçi dhe Romina Kuçi po shpërndanin para dhe arritën t’i shpëtonin kontrollit të policisë, duke luajtur rolin e viktimave.
“E gjitha kjo është një sajesë e momentit, dhe kjo vërtetohet qartë nga stimulimi i kryetares së LRI-së, që rrëzohet për tokë dhe pak më pas hipën vetë në makine, çfarë tregon për aktrimin e paskrupullt me qëllimin e vetëm për të çoroditur policinë e Shtetit që të mos vazhdojë kontrolli në mjetin e tyre”- u shpreh Luli.

Sipas Lulit ka edhe video, që tregojnë si e kanë inskenuar rrëzimin në tokë Romina Kuçi, për të evituar kontrollin e makinës.

“NGA VIDEOT E SIGURUARA, SHIHET QARTE SE PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT PO KRYEJNË VETËM DETYRËN E TYRE DUKE ZBATUAR LEGJISLACION NË FUQI, NDËRKOHË QË NGA ANA E PALËVE TË KONTROLLUARA DËGJOHEN AKUZA DHE PRESIONE TË NJËPASNJËSHME, GJË TË CILËN MUND TA SHIKONI DHE NË VIDEO”.

Edhe version i policisë përputhet me atë të kandidatit të PS. Dy përfaqësueses e LSI-së, kandidatja Saimir Laçi dhe Romina Kuçi ishin kontrolluar pas denoncimit se po shpërndanin para, tha policia.

“NISUR NGA INFORMACIONET QË DISPONONTE KOMISARIATI I POLICISË PUKË PËR AUTOMJETE QE QARKULLONIN ME XHAMA TË ERRËSUAR DHE OFRONIN LEKË NË KËMBIM TË VOTËS NË TERRITORIN E NJËSISË ADMINISTRATIVE FUSHË ARRËZ, POLICIA LOKALE KA USHTRUAR KONTROLLE PER TE PARANDALUAR KETE FENOMEN. NDERKOHE DY ZONJA QË UDHËTONIN NË AUTOMJET JANË PREZANTUAR SI ANETARE E NJE SUBJEKTI POLITIK DHE KANDIDATE PËR DEPUTETE. PAS PREZANTIMIT JANË LEJUAR TE VAZHDONIN LEVIZJEN. POR DY SHTETASET KANË DALË NGA AUTOMJETI DHE NJËRA PREJ TYRE KA SHFAQUR GJENDJE TË FIKETI” THUHET NË NJOFTIMIN E POLICISË”.

Ky është rasti i disatë kur përfaqësues të LSI thonë se kanë rënë pre e dhunës së militantëve të PS apo të PD. Thuajse çdo ditë një apo dy aktivistë të LSI-së janë dhunuar. Nuk është hera e parë që këto aktivistë denoncohen për blerje të votës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY