Durrës, vlonjati qarkullonte me armë në brez, përfundon pas hekurave

Durrës, vlonjati qarkullonte me armë në brez, përfundon pas hekurave

64
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me FNSH, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në terren, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Shpirag Siqeca 34 vjeç, banues në Vlorë.
Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri tip pistolet model 77B dhe
• një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY