LAPRAKË/E zbritën nga makina, i hoqën varësen nga qafa dhe pastaj…

LAPRAKË/E zbritën nga makina, i hoqën varësen nga qafa dhe pastaj…

61
0
Shares

Një i ri u grabit mbrëmë pas tre persona i kanë zënë rrugën duke e detyruar me forcë të zbriste dhe më pas e kanë plaçkit

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë të Tiranës dhe është denoncuar në Komisariatin Nr.3 nga 24-vjeçari me iniciale M.V. Ai ka deklaruar se po udhëtonte me makinën e tij tip “BMË X5”, në rrugën “Gjergj Legisi”, kur një automjet tip “Benz C Class” i ka bllokuar rrugën, duke i dalë përpara.

Sipas tij, nga kjo makinë kanë zbritur tre persona, drejtuesi dhe 2 të tjerë, të cilët ai deklaron se nuk i ka njohur dhe as nuk i ka parë ndonjëherë në atë zonë.

Tre grabitësit kanë qenë të veshur sportiv, por të pamaskuar, janë drejtuar për te makina e tij, e kanë detyruar të hapë derën dhe të zbriste në tokë. Duke ushtruar dhunë ndaj tij dhe duke e kërcënuar, i kanë shkulur me forcë varësen e floririt që mbante në qafë, më pas edhe orën.

I riu ia ka dalë të fiksojë targën e automjetit, përmes së cilës është identifikuar drejtuesi, shtetasi me iniciale E.K., 31 vjeç, që është shpallur në kërkim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY