VIDEO/ Lulzim Basha sot ka ditëlindjen, torta surprizë nga banorët e Njësisë...

VIDEO/ Lulzim Basha sot ka ditëlindjen, torta surprizë nga banorët e Njësisë nr. 7

180
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot mbush 43 vjeç. Edhe pse është treguar shumë i heshtur për këtë fakt, banorët e njësisë nr. 7 në kryeqytet (zona e 21 dhjetorit) e kanë surprizuar me një tortë, e cila mban edhe logon e Partisë Demokratike anash, ndërsa në mes shkruhej “Republika e Re”, që është edhe slogani i përdorur nga kryedemokrati për këtë fushatë. Basha ka përfituar nga rasti të falënderojë qytetarët për këtë surprizë, dhe të shprehë mirënjohjen e tij. U vu re që torta u soll nga dy vajza të vogla të cilave Basha u ka puthur edhe duart.
“Kjo tortë do t’i ndahet fillimisht fëmijëve, dhe qytetarëve, pastaj politikanëve”, është shprehur Basha teksa ndan tortën. Për më shumë shihni videon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY