Lulzim Basha një mesazh për “Baftjarët e haureve të Republikës së vjetër”

Lulzim Basha një mesazh për “Baftjarët e haureve të Republikës së vjetër”

82
0
Shares

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin “Dritare me Rudinën”, Vizion Plus, lideri i opozitës  Lulzim Basha, do të flasë nga Fieri përballë gazetares Rudina Xhunga.
Basha do t’i përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme në lidhje me prioritetin e tij, në këto zgjedhje, që është ekonomia.
Basha do t’i  drejtohet çdo votuesi demokrat.
“Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, të votoni LSI, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër”.
Basha në emision do të pranojë gabimet e tij në lidhje me zgjedhjet e vitit 2013. Ai  do të flasë edhe për darkën me Ilir Metën, koalicionin me çamët e Idrizit, marrëveshjen me Ramën, për mënyrën si komunikojnë tani dy liderët, si edhe statusin e Berishës në Republikën e Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY