FOTO/FNSH dhe policia krehin Dibrën, aty ku u testua votimi me kanabis

FOTO/FNSH dhe policia krehin Dibrën, aty ku u testua votimi me kanabis

69
0
Shares

Policia ka njoftuar për një operacion në shkallë të gjerë në zonën e Dibrës ku policia lokale në bashkëpunim me FNSH Tiranë, ngriti sot pika kontrolli për rritjen e parametrave të sigurisë. U kryen kontrolle në akset rrugore e në banesa, ambjente e lokale për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë dhe mbajnë armë zjarri me vete apo në banesa, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike , si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, u godit një rast i mbajties pa leje i armëve shpërthyese dhe konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ‘Landrover’, që drejtohej nga shtetasi Fatjon T, poshtë sediles së shoferit është gjetur e sekuestruar një kuti kartoni me ngjyrë të verdhë, brenda së cilës ndodheshin 100(njëqind) copë kapsolle alumini shpërthyese.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Po gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit në një tjetër pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me FNSH Tiranë , në vendin e quajtur “Kuben”,  është goditur një tjetër rast i paligjshmërisë, konkretisht i “Shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza ta vogla”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Land Rover”, me targa angleze N686SRË, me drejtues mjeti shtetasin Kleo Kaleshi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.

Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike “Cannabis Satiava”.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe grumbullimin e lëndës narkotike ku paraprakisht rezulton me peshë rreth 30 gramë.

Në përfundim të veprimeve të para , është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, vepra këto të parashikuara nga nenet 242 e 283 të Kodit Penal.

droge

fnsh

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY