SONDAZHI/ IPR Marketing: Ja ç’mendojnë shqiptarët për varfërinë dhe papunësinë

SONDAZHI/ IPR Marketing: Ja ç’mendojnë shqiptarët për varfërinë dhe papunësinë

146
0
Shares

Sondazhi i parë për zgjedhjet e 25 qershorit është publikuar sonte nga Ora News dhe IPR Marketing.
Antonio Noto, në emër të IPR Marketing ka bërë të ditur shifrat e sondazheve.
“Fushata elektorale sapo ka filluar, të dhënat që japim sot nuk do të jenë të dhënat e 25 qershorit, por e fillimit të fushatës elektorale.Është një fotografi e sotme, e datës 31 maj. Janë dy sondazhe, njëri në nivel kombëtar. Janë 2000 persona të pyetur që u përkasin moshave dhe gjinisë së ndryshme, por edhe shtresave të ndryshme sociale. 52% e të pyeturve janë femra. Sondazhi i dytë është vetëm për Tiranën. Janë pyetur 1000 persona. Sondazhet janë kryer në datat 29 dhe 31 maj 2017. Sondazhi i parë shkoi mirë. Duhet ta lexojmë në mënyrë të vecantë pasi fushata elektorale sapo ka filluar dhe të dhënat nuk do të jenë të dhënat e 25 qershor por të dhënat e fillimit të fushatës zgjedhore dhe të dhënat mund të ndryshojnë”, u shpreh Antoni Notto.
Për pyetjen “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”, Antonio Notto shpjegon: Përcaktimi nëse jetohet mirë apo keq ështe e lidhur me partite. Zgjedhësit e PS thonë se jetohet mirë, ndërsa zgjedhësit e PD thonë se jetohet keq. Pra nuk është një përgjigje që lidhet me kushtet sociale por për përfaqësinë politike.

Pyetjet që u janë drejtuar të anketuarve:

Për pyetjen “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”

Mirë
 i janë përgjigjur: 45.8 % nga këta PS janë 66.7%  PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %   

Keq: 45.54%  nga këta PS janë  26. 3  PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %

Pyetjet që u janë drejtuar të anketuarve:

PYETJA E DYTE – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje?

 Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%.

Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë.

    

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY